Cilat janë ushqimet më të pasura me vitaminë C, përveç portokallit

24

Vitamina C, e njohur si acidi askorbik, është një element i nevojshëm për rritjen, zhvillimin dhe riparimin e indeve të trupit. Sipas WebMD, një nga 10 faqet më të mira në botë kushtuar shëndetit  vitamina C ka rëndësi për shumë funksione të trupit si formimi i kolagjenit, thithja e hekurit, shërimi i plagëve, mirëmbajtja e kockave dhe dhëmbëve etj.

Sipas po të njëjtit burim, njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C kanë një sistem imunitar më të fortë dhe më pak rrezik nga sëmundjet e zemrës. Vitamina C gjithashtu mund të përmirësojë jetën e pacientëve me kancer.

Kjo vitaminë është e lidhur ngushtësisht me portokallin apo limonin, megjithatë gjendet edhe në shumë fruta/perime të tjera, të cilat janë:

1. Brokoli
2. Kivi
3. Speci i kuq/jeshil
4. Luleshtrydhja
5. Patatja e ëmbël
6. Domatja
7. Mangoja
8. Pjepri
9. Ananasi
10. Speci djegës (jeshil)
11. Lakra jeshile