City e United, fond një mln paund për viktimat e sulmit

286

Manchester City dhe Manchester United kanë bashkuar forcat, për të dhënë ndhmën e tyre në mbështetje të familjarëve të viktimave nga sulmi terrorist, që ndodhi mbrëmjen e së hënës me të përfunduar koncerti i këngëtares Ariana Grande.

Dy klubet e qytetit të Manchesterit kanë akorduar një fond emergjence prej një milion paund, në formë solidariteti ndaj personave të prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

Fondi i akorduar nga klubet e qytetit të Manchesterit, për t’u ardhur në ndihmë familjarëve të viktimave, u bashkuan me ato të Kryqit të Kuq britanik. Deri tani, të ardhurat e mbledhura me këtë rast e kanë kaluar vlerën e 3 milionë paund.