Çmimi Nobel për Paqen shkon për demontimin e armëve nukleare

274

Një fitues surprizë ka rezultuar fituesi i çmimit Nobel për Paqen, e ndërsa favorizoheshin emra si ministri i jashtëm i Iranit,  Javad Zarif dhe Federica Mogherini për marrëveshjen me Iranin për armët nukleare, çmimi Nobel i ka shkuar një organizate kundër armëve nukleare.

Fushata Ndërkombëtare për Demontimin e Armëve Nukleare, ICAN, një grup që punon dhe promovon një çarmatim të plotë të armëve nukleare, por edhe për arritjen e një traktati për ndalimin e këtyre armëve ka fituar edhe çmimin më prestigjioz.

Kjo fushatë ka nisur punën e saj 10 vite më parë dhe sot i janë bashkangjitur në këtë nismë 468 organizata partnere në 101 shtet. Traktati është marrëveshja e parë ndërkombëtare për ndalimin e armëve nukleare.

Burimi: Top Channel