CNN shkruan për Shqipërinë, fton amerikanët të vizitojnë tokën kuqezi: Greqia dhe Kroacia? Radhën e ka Shqipëria

19

Media prestigjioze amerikane CNN rekomandon Shqipërinë si destinacion turistik.

CNN ka ftuar ndjekësit e saj që të vizitojnë plazhet e Shqipërisë. Përmes një postimi në Instagram, CNN rendit bregdetin shqiptar si një ndër vendet që po vizitohet më së shumti nga turistët europianë.

“Një pamje nga lart e plazhit të bukur me rërë të bardhë në Ksamil, Shqipëri, tregon saktësisht se çfarë po tërheq më shumë evropianë në këtë vijë bregdetare”, shkruan CNN në Instagram.

Ksamili, Dhërmiu e Himara janë tre plazhet që CNN i rendit ndër më të bukurat për tu vizituar nga turistët, ndërsa thekson se çmimet e shërbimeve janë mjaft ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Europës.

“Shumë më pak i njohur nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, vendi i Gadishullit Ballkanik, Shqipëria është ende disi një vend sekret, por nuk ka gjasa të qëndrojë më i fshehur. ‘Kroatët dhe europianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar’, tha Mandic i Secret Dalmacia. ‘Është përrallore, është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu.’ Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, afër kufirit me Greqinë, dhe Himare dhe Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të këputur direkt nga deti Jon me çmime të lira”, shkruhet në artikull.