“Corriere della Sera”: Spektakli i maleve të Shqipërisë në një foto

4

Ka ditë që Shqipëria duket se është vetëm një hap larg Italisë, shkruan Claudio Tadicini për të përdtshmen italiane “Corriere della Sera”.

Midis brigjeve të Salentos dhe atyre të ‘Tokës së Shqiponjave’ ka një distancë pothuajse prej 70 kilometrash.

Spektakli i maleve shqiptare të dukshme nga brigjet italiane u përjetësua në një fotografi të realizuar ditët e fundit nga Massimo Rolando në Santa Cesarea Terme, në provincën e Leçes, dhe menjëherë bëri xhiron e internetit duke ngjallur shumë admirim.

Malet e Shqipërisë shfaqen përgjatë Kanalit të Otrantos, në varësi të këndit dhe pozicionit.

Nga Santa Cesarea Terme shihet qartë mali i Këndrevicës, në Shqipëri, i cili është 2 121 metra i lartë.

Spektakli në prani të erërave të forta: Fenomeni ndodh në prani të erërave të forta që vijnë nga veriu duke e bërë ajrin të pastër dhe të thatë.

Shqipëria dhe malet e saj duken më pak të largëta, duke u ofruar atyre që kalojnë Adriatikun peizazhin e mahnitshëm të maleve, i gjendur vetëm në kartolina.

/ata.gov.al