Covid drejt zhdukjes, vijnë edhe 25 mijë vaksina/ 830 281 të vaksinuar në Shqipëri

33

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 830.281 vaksinime antikovid në vend, ndërsa dje janë kryer 7, 228 vaksinime kundër koronavirusit.

Vijnë 25 mijë vaksina

Me ardhjen e 25 mijë vaksinave ‘Sputnik’ ditën e sotme, totali i vaksinave të mbërritura arriti mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit të kombinuar të vaksinimit.

Covid drejt zhdukjes

Në total, në gjithë vendin kemi 177 raste aktive me covid.  Në qarkun e Kukësit, koronavirusi thuajse është zhdukur, pasi ka vetëm 1 të infektuar. Në Vlorë janë vetëm 2 raste aktive, ndërsa në Dibër 3./PO.AL