Dalin statistikat/ Gratë apo burrat, kush janë më të kujdesshëm për kryerjen e kontrolleve mjekësore

29

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor publikoi sot statistikat e kryerjes së Kontrollit Mjekësor Bazë, ku vihet re se “gratë janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve mjekësore, krahasuar me burrat”.

Sipas statistikave të publikuara vihet re se në vitin 2015 Kontrollin Mjekësor Bazë e kryen 90 872 meshkuj dhe 153 548 femra; në vitin 2016 e kryen 131 191 meshkuj dhe 198 364 femra; në vitin 2017 u kontrolluan 122 167 meshkuj dhe 194 434 femra.

Po ashtu, sipas këtyre statistikave rezulton se në vitin 2018 Kontrollin Mjekësor Bazë e kryen 169 224 meshkuj dhe 259 667 femra dhe në vitin 2019 e kryen 192 129 meshkuj dhe 290 587 femra.

Kontrolli Mjekësor Bazë është një program kombëtar që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet prevalente me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore për shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç.