Dallëndyshja e detit faqebardhë surprizon sërish nga Liqeni i Shkodrës (FOTOT)

62

Ekipi i përbashkët i AdZM Shkodër dhe Shpendëve të Shqipërisë realiozoi ekspeditën e dytë të monitorimit të folezimit të dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida) në Liqenin e Shkodrës, të vetmin mjedis ku ky lloj folezon në vendin tonë.

Gjatë kësaj ekspedite u vu re krijimi i së paku 2 vendfolezimeve të reja të këtij lloji, të shtrira tashmë në pjesën jugore të liqenit. Në disa prej blloqeve të folezimit procesi i inkubimit ishte në ditët e fundit, në blloqe të tjera në zanafillë dhe tjetërkund vazhdonte vrullshëm ndërtimi i foleve të reja.

Marrë për bazë dinamikën e mprehtë në kohë që shpreh kolonia këtë sezon, ekipi ynë do të realizojë ekspedita të tjera monitorimi gjatë pjesës së mbetur të sezonit, me qëllim grumbullimin e të dhënave tepër të sakta mbi shtrirjen dhe parametrat e kolonisë.