Dëbora e parë në Shebenik-Jabllanicë tërheq turistët

2

Reshjet e para të dëborës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tërhoqën fundjavën që lamë pas një grup turistësh.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau në rrjetet sociale momente nga ngjitja e turistëve në Majën e Rreshpës, në lartësinë 2262 m mbi nivelin e detit.

AKZM tha se një grup turistësh zgjodhën të ngjiteshin në majën më të lartë të parkut, Maja e Rreshpës, në lartësinë 2262 m mbi nivelin e detit, për të shijuar nga afër dëborën e parë për këtë vit.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë, shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda kufijve të Bulqizës, Steblevës me rrugën Librazhd – Dorëz, ura e lumit Rrapun, pranë fshatit Zagosht, Shkalla e Lunikut, fshati Llangë dhe Fushë-Studen.

/ata.gov.al