Defekti me “FaceTime”, djali që na shpëtoi nga përgjimi shpërblehet nga Apple

79

Apple ka shpërblyer një adoleshent nga SHBA, pasi zbuloi një të metë në sistemin e sigurisë në aplikacionin “FaceTime” të Apple. Nuk dihet konkretisht dhurata që kompania amerikane i ka bërë 14-vjeçarit Grant Thompson, por sipas BBC, besohet se ka paguar për shkollimin e tij.

Adoleshenti zbuloi se mund të përgjonte personat që iu shkonte thirrja në FaceTime për bisedë në grup, edhe nëse këta të fundit nuk e kishte pranuar ende telefonatën.

Pas njohjes me rastin, Apple çaktivizoi opsionin e bashkëbisedimit në grup mes disa personave në FaceTime.