Dehidratimi, ja si të kujdesemi për fëmijët gjatë verës (KËSHILLA)

84

Gjatë muajve të verës rritet numri i fëmijëve të cilët shtrohen në spitale. Kjo ndodh për shkak të dehidratimit që vjen si pasojë e qëndrimit në diell për orë të tëra, e cila shkakton probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla.

Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Por më problematike kjo gjendje shfaqet te moshat e vogla dhe sidomos gjatë stinës së verës. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar.

Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidratimit është tharja e organizmit, vështirësi gjatë procesit të urinimit dhe gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj.

Mjekët këshillojnë të gjithë prindërit se në rastet kur shfaqen të vjella duhet ndërhyrë në trajtimin dhe parandalimin e tyre. Prandaj fëmijët duhet të jenë në kontrollin e mjekëve të cilët do të dinë të japin trajtimin e duhur sipas situatës.

Gjatë zëvendësimit të lëngjeve këshillohet që uji të përdoret i zier, si dhe të shmanget konsumi i lëngjeve me sheqer apo atyre me përmbajtje gazi, pasi nuk kanë efektet e duhura. Lidhur me ushqimet duhen konsumuar ato produkte që kanë përmbajtje të lëngët.

  • Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut,
  • Mbajtja e kushteve të duhura higjienosanitare,
  • Duhet tu jepni fëmijëve ujë të zier,
  • Mospërdorimi i qumështit dhe produkteve të tij,
  • Për moshat e vogla këshillohet dhënia e lëngjeve pas çdo 5-10 minutave,
  • Përdorimi i antibiotikëve vetëm pas 72 orëve.