Del lista e dytë e bizneseve që do të hapen më 27 prill!

140

Publikohet lista me bllokun e dytë të bizneseve që rinisin punën më 27 prill.

Me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës.

Lista si më poshtë:

  • Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara
  • Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara
  • Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara
  • Aktiviteti i taksive (1 pasagjer vetëm)
  • Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara
  • Aktivitete te tjera p.k.t
  • Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara p.k.t
  • Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar
  • Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
  • Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara
  • Shitje me pakicë e sistemeve të sigurisë/ pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara