Del me sukses prova e transmetimit 4K me rrjetin 5G

68

Mësohet se këtë vit koncerti i Festës së Pranverës në Kinë do të transmetohet për herë të parë me definicionin ultra të lartë 4K, nëpërmjet rrjetit 5G, pas një testimi të suksesshëm në Shenzhen. Ky është edhe transmetimi i parë 4K nëpërmjet rrjetit 5G në Kinë, sipas CRI-së.

Të dielën, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) kreu me sukses testin e transmetimit 4K me rrjetin 5G me “China Mobile” dhe “Huawei” në qytetin Shenzhen të provincës Guangdong.

Ky është një tjetër përparim i rëndësishëm pas ndërtimit në Kinë të platformës së parë 5G të mediave të reja, duke shënuar krijimin e një medie të re të klasit botëror.