Del në dritë porta antike në Parkun Arkeologjik të Lezhës

147

Porta antike jugore e Lissus-it të poshtëm” në zonën arkeologjikë të Lezhës ka dalë në dritë.

Pas shumë vitesh është bërë e mundur ndërhyrja në pastrimin e dherave që kishin mbuluar këtë aset mjaft të rëndësishëm historik.

Tashmë kjo pjesë historike e Lezhës së vjetër do të jetë e vizitueshme nga turistet.

“Porta jugore e Lissus-it të poshtëm” e cila është më e madhja në vendin tonë është zbuluar nga arkeologu Frano Prendi 5 dekada më parë.