Del në treg kompjuteri i parë i palosshëm

21

Pas telefonave inteligjentë, kompjuteri i parë i palosshëm po boshatis raftet.

Është krijuar nga kompania ”Lenovo”, e cila sapo ka bërë të prenotuar ThinkPad X1 Fold, një pajisje që aktualisht është unike në llojin e saj, por me një çmim të lartë, mbi 3 000 euro.

PC, i cili është gjithashtu i pajtueshëm me rrjetet 5G, synon të ndërthurë funksionalitetin e smartfonëve, tabletave dhe lap-top në një pajisje të vetme.

Ka një ekran fleksibël 13,3 inç me dimensione 299,4 x 236 x 11,5 mm, i cili kur mbyllet bëhet 158,2 x 236 x 27,8 mm dhe një peshë pak më pak se një kilogram.

Kompjuteri ka sistemin operativ Intel Lakefield, 8 GB Ram dhe deri në një TB memorie.

Ai gjithashtu mund të shndërrohet në një laptop normal 13 inç duke shtuar një tastierë fizike, e shitur veçmas si majë shkruese.

Çmimi është rreth 2 900 euro plus TVSH, domethënë i kalon 3 500 eurot.