Del në treg makina elektrike më e shpejtë në botë

75

Makina elektrike më e shpejtë në botë është zbuluar këtë javë ne Dubai Motor Show.

Aspark Owl plotësisht elektrike është e aftë të arrijë 95 km/h në vetëm 1.69 sekonda, sipas prodhuesve japonezë. Kjo tejkalon rivalët elektrikë, siç janë Rimac’s Concept Two dhe Tasla Roadster.

Owl është zbuluar për herë të parë si prototip në 2017, por versioni përfundimtar mori “premierën botërore” të tij në shfaqjen prestigjioze të makinave në Dubai.

Owl është mundësuar nga një bateri litium-jon që lëvron 2,012 kuaj fuqi dhe karikohet plotësisht në 80 minuta.

Shpejtësia prej 400 km/h e liston atë në makinat ligjore më të shpejta në botë. Automjeti është i përbërë nga panele me fibër karboni rreth një kornize çeliku inox.

Me vetëm 99 centimetra lartësi Owl do të jetë ndër automjetet më të ulëta në rrugë, dhe me një strukturë që peshon vetëm 120 kilogramë do të jetë gjithashtu ndër më të lehtat.

Aktualisht vetëm 50 prej automjeteve janë prodhuar dhe do të dalin në shitje me një çmim prej 2.9 milion euro.