Del në treg smartfoni që karikohet për…9 minuta

5

Kompania kineze e telefonave inteligjentë Realme prezantoi celularin e saj më të ri, i cili mund të karikohet plotësisht vetëm për 9 minuta dhe 30 sekonda.

Telefoni GT3 u shfaq për herë të parë në Kongresin Botëror të Telefonave në Barcelonë dhe kushton 649 dollarë, një çmim që nga kompania konsiderohet i përballueshëm nga një pjesë e madhe e njerëzve.

Realme nisi zgjerimin e aktivitetit të saj në Europë gjatë 3 viteve të fundit, por hasi në problem të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit. Synimi i saj kryesor është të rivalizojë Xiaomi dhe Oppo me teknologji dhe çmime më të ulëta.