Delta e Bunës, një perlë e Shkodrës

15

Lumi Buna është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Peizazhet fantastike që ofron lumi Buna dhe grykë derdhja e saj janë të jashtëzakonshme dhe nga më të rrallat që mund të të rroki syri në një guidë turistike.

Delta e Bunës, e krijuar nga depozitimet e këtij lumi, ka formën e një trekëndëshi të madh me bazë nga deti.

Në të ndodhen dy ishuj të mëdhenj Ada në Mal të Zi dhe ishulli i Franc Jozefit, në vendin tonë i krijuar nga depozitimet e aluvioneve të lumit, mbas mbytjes në 1881 të anijes austriake me të njëjtin emër nga flota ruse, që kishte ardhur për të detyruar shqiptarët t’i dorëzonin Ulqinin Malit të Zi, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Berlinit për copëtimin e trojeve shqiptare.

Ky ishull dallohet për bimët dhe kafshët e rralla si druri i rrënjës, që është një lloj dushku tepër i rrallë dhe në rrezik në zhdukje.

Delta e Bunës është afër 10 km nga qendra e Velipojës, në pjesën veriore të tij, në të kundërt të Lagunës së Vilunit.

Një udhëtim nga fshati i Velipojës drejt deltës së Bunës bëhet në këmbë nga dashamirësit e natyrës përmes bregut të detit ose me mjete të mëdha për shkak të rrugës së papërshtatshme. Grykëderdhja e Bunës frekuentohet pak nga pushues ditor pasi aty nuk ka ambiente shërbimi dhe është një i resurs “i fshehur” i bregdetit të Adriatikut.

Drurët me forma të veçanta janë një tjetër bukuri që pasuron panoramën e këtij miniplazhi, ndërsa uji dhe bimësia e bëjnë atë të veçantë.

/ata.gov.al