Dentistët shkojnë në shkolla, kontroll dentar për nxënësit e klasave të para

319

Një nga aktivitetet e rëndësishme si depistimi është realizuar nga stomatologët te nxënësit në klasat e para në shkollën “Musa Cakërri”, në Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka bërë të ditur se krahas depistimit të tyre, me fëmijët u bashkëbisedua në lidhje me rëndësinë e higjienës dentare në parandalimin e sëmundjeve të kavitetit të gojës.

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare, kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurëzave, të cilat janë faktorët kryesore në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve).