Dëshmia e penalitetit në e-Albania, 74 320 u lëshuan gjatë 2020

33

Vetëm në vitin 2020 në e-Albania janë lëshuar 74,320 dëshmi penaliteti.

112,411 qytetarë në total kanë marr këtë shërbim online në e-Albania”.

Pajisja me dëshmi penaliteti ka qenë dhe është nga dokumentet më të kërkuara nga qytetarët në platformën e-Albania.

Dikur dokumenti merrej me postë pas 15 ditësh dhe me para, pa llogaritur pritjet në radhë. Falë platformës e-Albania, nga janari 2020 dëshmia e penalitetit merret online, me vulë elektronike dhe pa pagesë.