Dëshmitë e aftësive profesionale për shoferët do të jenë të dixhitalizuara

11

Nga ky muaj, dëshmitë e aftësive profesionale për shoferët do të jenë të dixhitalizuara. Afatet e dëshmive të reja do të zgjaten nga 2 vite në 5 vite.

Sipas DPSHTRR këto formate të reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, përmbajnë elemente të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave, janë rezistente dhe unifikojnë afatet e vlefshmërisë duke rritur ato 2-vjeçare në 5-vjeçare.

Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre.