Destinacioni i fundjavës/ Lugina akullnajore e Kukaj (Valbonë), panorama që do t’iu mahnisë (FOTOT)

79

Lugina e varur akullnajore e Kukaj (Valbonë), parku Kombëtar “Alpet Shqiptare”. Gjendet në lagjen Kukaj (pjesë e fshatit Valbonë) në anën perëndimore të luginës së Valbonës (ose në të djathtë kur ngjitesh luginës së Valbonës), dhe që nis në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit.

Kjo është një luginë e varur akullnajore dhe karstike e formësuar si e tillë edhe gjatë proceseve tektonike. Lugina është rreth 6 km e gjatë (nga Jezerca) dhe 2-2.5 km e gjerë.
Lugina ka formën e një koni të përmbysur, ku në pjesën e sipërme rrethohet nga disa maja të larta si; maja e Poplukës ose e Rragamit (2472 m), Jezerca (2694 m), maja e Rosit (2524 m) dhe maja e Thatë (2406 m). Këto maja i japin luginës në pjesën e sipërme të sajë formën e një gjysëm-rrethi. Ndryshe nga shumica e luginave, kjo e Kukaj mbyllet në fundin e sajë, afër pikëtakimit me lumin Valbona.

Mund të vizitohet duke lëvizur nga qendra e Valbonës dhe duke ndjekur rrugën për në lagjen Kukaj. Deri Nga Valbona, duke përshkruar këtë luginë është edhe rruga më e afërt për të arritur tek liqenet e Jezercës.

Lugina ka pamje fantastike dhe doninon dukshëm në lartësi luginën e Valbonës. Lugina ka qenë pjesë e Parkut Kombëtar “Lugina e Valbonës” ndërsa tani është pjesë e parkut Kombëtar “Alpet Shqiptare”.

Fotot magjike dhe informacioni nga Abdulla Diku