“Destinacioni më i bukur në Evropë nuk është aty ku mendoni”, media amerikane magjepset nga Shqipëria

206

Media amerikane online e profilizuar në udhëtime, gastronomi dhe kulturë ka publikuar një artikull mbi Shqipërinë të titulluar: “Një nga destinacionet më të bukura verore në Europë nuk është aty ku mendoni”. Sipas këtij artikulli bukuria e Rivierës Shqiptare nuk ka të krahasuar as me brigjet e Amalfit në Itali, as me Santorinin e Greqisë dhe as me plazhet e Dubrovnikut në Mal të Zi.

“Madhësia e vogël e Shqipërisë – është pak më e madhe se Maryland – kjo e bën atë perfekte për eksplorim, nga kryeqyteti i modës i Tiranës deri tek Alpet Shqiptare, shtigjet e të cilit rivalizojnë Zvicrën dhe Zelanda e Re. Por zemra e vendit është Riviera”, shkruhet në artikull.

Sipas shkrimit “Ata që flenë në këtë copë parajse të qetë midis Greqisë dhe Malit të Zi – domethënë, të gjithë – humbasin plazhet më të mira në Europë. Ja se çfarë ju mungon, dhe ku duhet të shkoni: në Dhërmi”.

Më pas artikulli përmbyllet me një përshkrim të detajuar të bregdetit të Dhërmiut dhe bukurive të pafundme të këtij plazhi dhe rrugës që të çon në të.

Për artikullin e plotë mund të klikoni këtu: