Detaje të marrëveshjes për njohjen e patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë

248

Marrëveshja për njohjen e patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.

Kjo Marrëveshje është lidhur me një afat të pacaktuar kohor dhe ofron:

I. Njohjen e leje drejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit grek.
Shtetasit Shqiptarë, mbajtës të lejedrejtimit Shqiptare, Modeli I (lëshuar nga data 01.07.2005) ose Modeli II (lëshuar nga data 24.01.2017), mund të drejtojnë mjete në territorin grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Grek.

II. Konvertimi i leje drejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek
Në momentin që shtetasit Shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë leje drejtimin Shqiptare, në leje drejtimi Greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në Shtetin Grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike.