Detyrimi për kompanitë/ Paga 420 euro për punëtorët shqiptarë që do përfshihen në procesin e Rindërtimit

98

Qeveria shqiptare do t’u imponojë kompanive të ndërtimit që të vendosin një pagë për të gjithë ata që do të përfshihen në procesin e rindërtimit të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri, e cila është 420 euro.

Mësohet se do të negociohet me kompanitë e ndërtimit në mënyrë që procesi i rindërtimit të parashikojë një pagesë të kënaqshme për ata që do të përfshihen.

“Paga për të gjithë ata që do përfshihen në procesin e rindërtimit do jetë e imponuar nga qeveria mbi kompanitë dhe do jetë rreth pagës mesatare që është sot në Republikën e Shqipërisë, natyrisht me të gjitha sigurimet e nevojshme

420 euro do jetë pagesa minimale