Dhjetëra finlandezë vendosen në Sarandë, blejnë vila dhe apartamente në perlën e Jugut

125

Një komunitet finlandez prej disa dhjetëra personash është vendosur vitet e fundit në Sarandë, përmes blerjes së apartamenteve apo vilave në qytetin bregdetar.

Spanja është e tejmbushur me finlandezë, ka fshatra të tërë me pensionistë, por tashmë një pjesë e tyre po zhvendosen në Shqipëri, për shkak të mjedisit dhe detit, por edhe se kushtet ekonomike janë më të favorshme për finlandezët. Nuk janë vetëm pensionistë, ka dhe shkrimtarë në profesion të lirë, që janë vendosur në Sarandë dhe kanë bërë edhe libra, duke e përmendur Shqipërinë.

Liliana Verdha, konsulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë, thotë për Monitor se një pjesë e tyre kanë ikur nga Spanja për të ardhur dhe për të jetuar në Shqipëri.