Di 4 gjuhë të huaja, lezhjani çel fermë në vendlindje: Kam 110 dele, jam i lumtur

243

Rigejs Alushi nga Lezha, i cili thotë se di 4 gjuhë të huaja, është rikthyer nga emigrimi dhe merret me blegtori. Ka 110 krerë dele dhe nuk e mendon më largimin, madje ka një apel për të rinjtë që nuk po e gjejnë veten në vendlindje.

“Punoja gjithmonë në lokale, kamarier dhe kam pas dashuri për kafshët dhe thashë po kthehem dhe të hap fermën time. U fiksova tek delet dhe kush ka dele e di sa e dashur është delja”, thotë Alushi.

Rigejsi tërheq vëmendjen kur kalon në rrugët e fshatit turistik “Ishull-Lezhë” me tufën e deleve.  Shtatë vite më parë kur u kthye nga emigrimi për të hapur fermën në vendlindje thote se u paragjykua, por tani jo më…

“Realisht në fillim ka qenë e vështirë. Kisha jetu 4 vjet e gjysmë jashtë, dhe kur më shihnin mendonin se kisha ndonjë problem, dhe në fillim kisha ndrojtje”, thotë Alushi.

38-vjeçari ka 110 krere bagëti të imëta për të cilat kujdeset vetë që stalla në kullotë.