Qindra fëmijë në Dibër, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, treguan përmes disa fotove dhe videove se të drejtat e tyre themelore nuk respektohen. Ata i kërkuan strukturave përkatëse zbatimin e tyre. Në këtë event të organizuar nga World Vision në Peshkopi ishte e ftuar Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, Kryetari i Bashkisë Muharrem Rama, Drejtori i World Vision në Shqipëri dhe Kosove Toni Gogu, Koordinatori i përhershëm Kombeve të Bashkuara Brian Williams si dhe përfaqësues nga të gjitha organizatat që kanë në fokus fëmijët.