Dieta, alkooli dhe uji: Këshilla për shpëtimin veshkave në verë

20

Konsumimi i tepërt i alkoolit, një dietë e pasur me yndyrna dhe proteina, djersitje e tepruar, mjedise të mbinxehura, shumë pak ujë, shumë ujë: këto janë disa nga rreziqet që duhen marrë parasysh me rritjen e temperaturave, sepse ato rëndojnë funksionimin e duhur të veshkave, shkruan focus.it.

Shoqata Italiane e Nefrologjisë (SIN) ka hartuar një manual për verën që synon të gjithë, por mbi të gjitha të moshuarit, hipertensionistët dhe pacientët me insuficiencë kardiake, për të shmangur konfuzionin në lidhje me këshillat e përgjithshme që jepen gjatë verës, por që nuk janë të mira për disa kategori pacientësh.

Në verë është e rëndësishme të pini më shumë lëngje për t’u rihidratuar, por bëni kujdes, rekomandon Stefano Bianchi, President i Shoqatës Italiane të Nefrologjisë (SIN), këshilla për të pirë shumë, megjithatë, vlen vetëm për njerëzit me funksion normal të veshkave dhe zemrës.

Në prani të insuficiencës renale dhe/ose kardiake (sidomos kur ka sëmundje të zemrës me episode insuficience kardiake), është e nevojshme të shmanget marrja e sasive të ujit dhe lëngjeve shumë më të larta se normalja, sepse veshkat bëhen të paaftë për të eliminuar lëngjet e tepërta, me pasojë shfaqjen einsuficiencës kardiake.

Një kategori tjetër e pacientëve në rrezik është ajo e hipertensiveve, veçanërisht nëse janë të moshuar, të cilët marrin terapi antihipertensive, veçanërisht kur marrin diuretikë.

Në verë është shumë e rëndësishme që të kontrollohet shpesh presioni i gjakut tek të moshuarit, sepse vapa e madhe tenton ta ulë atë edhe në mënyrë të konsiderueshme.

/ata.gov.al