Dieta mesdhetare ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës te gratë

0

Një studim i ri ka zbuluar se ndjekja e një diete mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së zemrës te gratë me 24%.

Dieta, e pasur me arra, ushqim deti, drithëra dhe perime, është lidhur me një sërë përfitimesh shëndetësore, sipas një studimi të fundit që sugjeron se njerëzit që ndjekin dietën kanë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të demencës.

Ekspertët mblodhën të dhëna nga 16 studime mbi më shumë se 720 000 gra, shëndeti kardiovaskular i të cilave u monitorua mesatarisht për 12.5 vjet.

Ekipi, i udhëhequr nga akademikë ne Universitetin e Sidneit, në Australi, zbuloi se gratë që kishin një përputhje të lartë ndaj një diete mesdhetare kishin 24% më pak gjasa të kishin sëmundje kardiovaskulare.

“Ne zbuluam se një dietë mesdhetare ishte e dobishme për gratë, me një rrezik 24% më të ulët të CVD (sëmundje kardiovaskulare) dhe një rrezik 23% më të ulët të vdekshmërisë totale,” shkruajnë autorët.

“Sëmundja e zemrës shpesh shihet si një problem te burrat, por sëmundja koronare e zemrës vret dy herë më shumë gra se kanceri i gjirit në Britaninë e Madhe, çdo vit.

Cilado qoftë gjinia, një mënyrë jetese e shëndetshme që përfshin një dietë të ekuilibruar si dieta e stilit mesdhetar mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, si diabeti i tipit 2, obeziteti, presioni i lartë i gjakut dhe kolesterol të lartë.

/ata.gov.al