‘Dinastia’ Keta, historia e 3 vëllezërve nga Bulqiza kampionë bote në kikboks

229

Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë bote në sportin e kikboksit. U rritën me lavdinë e kombit, tani kombi lartësohet me lavdinë e tyre. Të tre vëllezërit e dinastisë Keta nga Bulqiza, me një histori të interesante edukimi dhe rritjeje.

Karshi fshatit Kocaj, vendlindjes së tyre, vendi i luftërave legjendare të Skënderbeut, do të ishte modeli mendor udhëheqës në koshiencën e kampionëve botërorë.

Dy vëllezër kamionë bote në harkun kohor të tre muajve

Më i riu i tyre, Feriti u shpall për herë të parë kampion bote në kikboks mbrëmjen e 8 dhjetorit 2018, pasi mundi turkun Fatih Karakus në Mynih. Para tre muajsh, më 8 shtator në Dibër të Madhe u mbajt një eveniment ku Ferit Keta u ndesh me turkun Fatih Karakus dhe ai fitoi. Por, turku nuk u ndal me kaq dhe shfrytëzoi mediat dhe rrjetet sociale duke kërkuar revansh, ku vuri në ring titullin kampion bote që mbante. Keta pranoi dhe u ndeshën në Mynih të Gjermanisë dhe përfundimi ishte i njëjtë: Keta triumfues, por tashmë me vete mori edhe titullin kampion bote.

Kjo ishte ndeshja e 19-të në kikboks për Ketën dhe të gjitha i ka fituar, ndërsa në boks ka 11 ndeshje dhe asnjë humbje.

Pas kësaj fitoreje, kolegu ynë Methasani ka ndarë me miqtë e tij të shumtë, jo vetëm në Shqipëri por në hapësirën mbarëshqiptare në botë, emocionet e papërsëritshme të mbrëmjes së 8 dhjetorit 2018, ku pas një dueli krejtësisht jo të barabartë sa i përket peshës së sportisteve, pasi sportisti turk ishte 9 kg më i rendë, – standard ky që në kushte normale nuk duhej zhvilluar dueli.

Tre muaj më parë, me 8 shtator 2018, në Dibër të madhe, kryefjala e asaj mbrëmjeje do te ishte Mike Gjetan Keta dhe sfida për të marrë titullin botërorë në federatën ËBU, në peshën +72kg. Në renditjen e federatës për titull botëror në boksin profesionist qëndronte boshnjaku Sladan Janjanin, që kishte 28 ndeshje në portofolin e tij nga të cilat 25 fitore/19 me k.o. Ndërsa Gjetan Keta, kishte në total 26 ndeshje nga të cilat 22 fitore/18 me k.o. U zhvillua  një “dyluftim” spektakolar sportiv, ku në fund të tij, boksieri shqiptar Gjetan Keta, u shpall kampion botë në peshën 72 kg në federatën ËBU. Menjëherë pas ndeshjes ai ka thënë: “Pa ju nuk mund t’a merrja këtë fitore, jam stërvit fort për tju bërë ju krenar, dhe për të fituar ndaj një kundërshtari me eksperiencë në ring. Ju jam shumë mirënjohës! Kudo që të shkoj do t’a ngrejë më lart flamurin tonë kuqezi”-ka thënë Keta pas fitores së titullit.

Ismaili, “pedagogu” i vëllezërve

Njeriu, në jetë, arrin atë që beson më shumë. Kështu ka ndodhur me Ismail Ketën, tre herë kampion bote në kikboks: më 2011, 2012 dhe 2013. Ai tani është pedagog, mjeshtër, për studentët e tij.