Disa fakte të rëndësishme për NATO-n/ Shqipëria 10 vjet në Aleancë

64

Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, Ambasada e SHBA-së në Tiranë nënvizon disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj.

“Lufta e NATO-s kundër terrorizmit është pjesë thelbësore në sigurimin e mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë për qytetarët tanë”, thekson Ambasada amerikane.

Konkretisht në Afganistan, misioni “Mbështetja e vendosur” i NATO-s, stërvit, këshillon dhe mbështet forcat afgane të mbrojtjes për zhvillimin e aftësive të tyre në mbrojtjen e Afganistanit, në mënyrë që vendi të mos të kthehet më në një strehë të sigurt për terroristë ndërkombëtarë.

Po ashtu NATO është anëtare e Koalicionit Ndërkombëtar drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për mposhtjen e ISIS dhe ka prodhuar avionë vëzhgues AWACS për të rritur ndërgjegjësimin e koalicionit ndaj situatave.

Misioni i NATO-s në Irak është një mision për stërvitje jo luftarake dhe ndërtimin e kapaciteteve për të ndihmuar forcat iraniane të parandalojnë rikthimin e ISIS.

Për sa i takon partneriteteve kryesore, NATO bashkëpunon me shtetet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, si Jordania, Tunizia dhe Egjipti, për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes dhe sigurisë, e për të eliminuar kushtet që lindin terrorizmin.

“NATO lufton që të ndalojë terrorizmin në burim përpara se të mbërrijë në kufijtë tanë”, thekson Ambasada amerikane.