Disa këshilla praktike, si të kurseni energjinë elektrike

273

Mos e Shpërdoroni Energjinë

Nëse ka një pajisje që nuk e përdorni shpesh, mos e lini atë ndezur kot. Fikni dritat, kompjuterët, televizorin, telefonin, kondicionerin dhe çdo pajisje tjetër që nuk keni ndërmend ta përdorni së afërmi.

Vetëm me këtë hap të thjeshtë mund të kurseni shumë. Nëse keni një pajisje që nuk përdoret, ama e mbani në prizë, bëhuni të mençur dhe hiqeni nga priza.

Kujdes Me Kondicionerin

Temperatura e shtëpisë duhet mbajtur diku tek 25 ose 27 gradë në verë, ndërsa në dimër duhet të jetë nga 18 deri në 20 gradë.

Në verë mbani perdet mbyllur në pikun e vapës që të mbani larg nxehtësinë.

Në dimër mbani perdet hapur që drita natyrale të ngrohë ambientin.

Zgjidhni Ngjyra Të Çelëta Për Lyerjen e Shtëpisë

Nëse zgjidhni ngjyra të zbehta dhe të çelëta për lyerjen e shtëpisë, drita do të reflektohet më shumë dhe rrjedhimisht nuk do të keni nevojë të ndizni dritat në shtëpi. Ngjyrat e çelëta përbëjnë një avantazh të rëndësishëm edhe në verë sepse muret nuk përthithin aq shumë nxehtësi.

Zgjidhni Pajisje Që Kursejnë Energji

Kur të blini pajisje elektro-shtëpiake, zgjidhni ato që kursejnë elektricitet. Vetëm falë tyre, konsumi juaj i elektricitetit do të jetë më i ulët dhe shpenzimet gjithashtu.

Lani Rrobat Me Ujë Të Ftohtë

Nëse i lani rrobat me ujë të ftohtë, do të kurseni ndjeshëm elektricitet. Nëse lavatriçja juaj ka karakteristika të veçanta për kursimin e energjisë, atëherë do të jeni dyfish të fituar.

Mos e Teproni Me Ujin.

Kursimi i ujit automatikisht ka lidhje me kursimin e energjisë. Nëse ju nuk e lini ujin të rrjedhë më kot ndërsa bëni banjë, atëherë bolieri nuk do të shpenzojë më shumë energji për ta ngrohur atë. E njëjta gjë vlen edhe për ËC-në, me të cilën nuk duhet ta teproni duke shtypur butonin e shkarkimit.

Zgjidhni Ndriçimin Led

Në vend të llampave të vjetra, investoni tek ato LED të cilat janë jo vetëm të përballueshme por edhe kursejnë energji. Këto llampa i gjeni në forma dhe nivel ndriçimi të ndryshëm