Disa këshilla se si sipërmarrësit të menaxhojnë stresin

265

Jeta e një sipërmarrësi është e vështirë, duke marrë në konsideratë sfidat me të cilat duhet të përballet në biznesin e tij dhe në gjetjen e mënyrave për t’i zvogëluar ato, duke u përballur me presionin në rritje të investitorëve.

Qëllimi i tij është shitja e idesë, të bëjë 10 persona të besojnë në produktin apo shërbimin që ofron. Me kaq shumë sfida, stresi shndërrohet në një hije te sipërmarrësit, duke e ndjekur kudo dhe kurdo nga pas.

Më poshtë janë disa këshilla se si ta mundni stresin….

1-Identifikoni çfarë mund dhe nuk mund të kontrolloni

Është e këshillueshme të përqendroheni në gjërat që mund të përmirësohen se sa te faktorët që janë të pandryshueshëm. Dikush mund të bëjë një plan për të bërë gjëra që janë në kontroll dhe të mësojë të durojë çfarë nuk mund të kontrollohet. Kjo është e vërtetë në pothuaj çdo aspekt të jetës. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të dilni nga ankthi i paqartësisë. Ashtu siç thuhet në një nga lutjet e gëzimi: “Më jep gëzimin të pranoj gjërat që nuk mund të ndryshoj, guximin të ndryshoj gjëra që mundem dhe mençurinë të kuptojë diferencën”.

2-Jini të organizuar

Vendosni objektiva SMART (specifikë, të matshëm, të arritshëm, të realizueshëm, dhe për një kohë të caktuar) për veten dhe biznesin tuaj. Ndajeni vizionin tuaj me ekipin, duke i lidhur ato me qëllimet që duhen arritur, duke e përkthyer vizionin në realitet do të rritet produktiviteti te çdo punonjës i kompanisë. Veprimi është një ilaç i mirë për ankthin në të tilla situata.

3-Merrni dozën tuaj të dopaminës

Është provuar se të paktën 20 minuta ushtrime 3-4 herë në javë reduktojnë stresin. Në mënyrë të ngjashme – e qeshura, shikimi i një komedie apo ndjekja e një pasioni, i jep mendjes tuaj pushimin e nevojshëm dhe është terapeutike. Kur truri juaj është në qetësi, substancat kimike pozitive përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore dhe në këtë mënyrë ju do të ndiheni më energjik dhe pozitiv. Mund të duket e vështirë që të merrni pak kohë për t’ju përkushtuar këtyre aktiviteteve, por ndikimi që do të ketë në vazhdimin e ditës do të jetë i paçmueshëm.

4-Meditoni

Meditimi është vërtetuar se qetëson mendjen e njeriut si dhe nervat që janë të stresuara. Ai ju ndihmon të reflektoni mbi mendimet, fjalët dhe veprimet, gjë që mund të kthehet në një përvojë të vlefshme.

5-Përkushtojuni njerëzve të dashur

Studime psikologjike thonë se koha që ju kaloni me njerëzit e dashur ju ndidhmon që të reduktoni stresin dhe lodhjen në një mënyrë domethënëse. Socializimi lidhet me një sistem imunitar më të fortë, ashtu si mirëqenia emocionale, prandaj është e rëndësishme që të mbani pranë jush njerëzit më të dashur.

Burimi: Revista Monitor