Shqetësimi dhe zemërimi na dëmtojnë pa e kuptuar si mendërisht, ashtu edhe fizikisht. E për të mos qenë skllav i zemërimit, një manual i thjeshtë mund të na hyjë në punë.
1– Vetëpërmbajtja ndaj dëshirave
Nëse i lëmë dorë të lirë forcës së ambicies rrezikojmë të rëndojmë veten dhe në shumë raste edhe të zhgënjehemi.
2– Vetëpërmbajtja nga zemërimi
Në momente zemërimi mendja braktiset nga arsyeja dhe në trupin tonë çlirohen toksina që shkaktojnë hidhërime të çdolloji.
3– Dyshues të vetëpërmbajtur dhe kërkoni të vërtetën
Në doza të mëdha, dyshimi përçan mendjen, që “hallakatet” duke i lënë terren zemërimit dhe ambicies. Duhet të jemi në gjendje që në momentin që çlirohet energjia e dyshimit të përqendrohemi, ta bllokojme dhe me qetësi dhe kthejlltësi të gjejmë të vërtetën.
4– Mos gënjeni
Thuajse në çdo rast gënjeshtrat thuhen për të përfituar atë që dëshiron dhe kur gënjehet, çlirohet energjia e ambicies që vazhdon e rritet me të. Gjërat në mendjen tonë vendosen në mënyrë të çrregullt dhe të pakoordinuara duke shkaktuar pështjellim. Pra, nëse gënjejmë një herë, duhet të gjejmë të tjera gënjeshtra për të mos u zbuluar gënjeshtra fillestare, ndërsa e vërteta do të vazhdojë të qëndrojë në ndërgjegjjen tonë duke na pështjelluar akoma më shumë.
5– Mos kritiko
Kur kritikohet aktivizohet instiktivisht ndjesia e sulmit dhe rritet energjia e ambicies dhe egocentrizmit. Kjo rrit agresivitetin kundrejt bashkëbiseduesit dhe shton energjinë e zemërimit. Nëse vërtet kërkoni të influenconi ndaj bashkëbiseduesit, në vend të kritikës kuptoni dëshirat dhe ambiciet e tij dhe më pas propozoni një zgjidhje të ndërmjetme dhe që kënaq të dyja palët.
6– Mos shpif
Kur shpifim ndaj një personi që nuk është i pranishëm, nervozohemi dhe është sërish energjia e zemërimit që rritet. Si rezultat, në vend që të reduktojmë stresin shtojmë dozat e tij, pasi mund të detyrohemi që në momentin kur personi tjetër është i pranishëm të themi gjëra të tjera, krejt të kundërta nga shpifja ndaj tij. Duke patur parasysh sesi mendja jonë përpunon informacionet, kjo çon në rritjen e energjisë së dyshimit shkaktuar nga pështjellimi dhe keqinformimi.
7– Mos u merr me thashetheme
Një fjalë e urtë thotë që “fjalët e tepërta janë fukarallëk”. Thashethemet mund të na duken argëtuese në fillim, por shpesh janë të dhimbshme për personin që i pëson. Kur merremi me thashetheme ulim autokontrollin dhe shtojmë energjinë e dyshimit.