Disa këshilla si të përballoni stresin teksa jeni vetëkarantinuar në shtëpi

58

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë disa këshilla me rëndësi për të përballuar stresin nga koronavirusin e ri.

Disa këshilla si të përballoni stresin teksa jeni vetkarantinuar në shtëpi

Është normale të ndihet shqetësim apo frikë në një situatë të tillë. Biseda me njerëz të cilët besoni mund t’iu ndihmojë. Kontaktoni miqtë dhe familjarët. Nëse ju qëndroni në shtëpi , ruani një stil jetese të shëndetëshëm, përfshirë dietën e përshtatshme, gjumin, aktivitetin fizik dhe kontaktet sociale nëpërmjet internetit dhe telefonit.

Mos përdorni duhan, alkool apo substanca të tjera për të menaxhuar emocionet. Nëse ndjeheni të mbizotëruar nga situate, këshillohuni me një specialist. Përgatisni një plan se ku të shkoni dhe si të kërkoni ndihmë për shëndetin fizik dhe mendor, nëse do të jetë e nevojshme.

Mblidhni fakte dhe informacionet që do t’iu duhet për të vlerësuar sakësisht rrezikun, në mënyrë që të merren masat e përshtatshme parandaluese. Referujini burimeve zyrtare të informacionit si OBSH dhe instituconeve shëndetësore locale.

Kufizoni shqetësimin nga materialet stresuese në media, duke ulur kohën që ju dhe familjarët tuaj harxhoni për këtë qëllim.