Disa shifra frymëzuese për naftën në Shqipëri

17

Në vitet e fundit industria shqiptare e naftës ka përjetuar një ringjallje të vërtetë. Pas rënies së madhe në fillim të viteve 90-të, industria i është rikthyer rritjes dhe eksporteve.

Në vitin 2019 Shqipëria prodhoi më shumë se 1 milionë fuçi nafte, duke u rritur me 10% në krahasim me 2018.

Po kështu në 2019 mbi 600 mijë ton naftë u eksportuan, duke u rritur me 11% në krahasim me vitin 2018.

Të dhënat u publikuan nga Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI).

Prodhuesi më i madh i naftës në Shqipëri mbetet Bankers Petroleum me 88% të tregut, ndjekur nga AlbPetrol me 7.9% të tregut. Në vend të tretë është Anion Oil me 2.4% të tregut.

Kjo rritje e industrisë ka tërhequr dhe kompani të mëdha botërore si SHELL dhe ENI, në kërkim të vendburimeve të tjera të naftës në Shqipëri. Në vitin 2019 SHELL njoftoi zbulimin e burimeve të konsiderueshme të naftës në zonën e Shpiragut në Berat.

Gjithsesi, industria e naftës ende nuk ka arritur kulmin e saj të viteve 70-të.

Në 1974 Shqipëria prodhoi 2.2 milionë fuçi nafte në vit. Në atë periudhë gjithashtu punësonte më shumë se 25 mijë persona, ndërsa sot ka rreth 3 mijë të punësuar.