Distria Krasniqi fiton medalje në Evropianin 2022

12

Tjetër sukses i vajzave shqiptare. Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Distria doli e treta në kategorinë deri 52 kilogramë, duke fituar ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.

Për Distrinë, kjo është medalja e katërt në kampionate evropiane, pasi ajo ka edhe një të bronztë tjetër, një të argjendtë e një të artë.

Kosova është duke u përfaqësuar në këtë Evropian nga katër xhudistë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha (u eliminua në repesazh), Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, të cilët luajnë nesër.