Dita Botërore e Muzikës, artistët e TKOB interpretojnë sërish për publikun në sheshin Skënderbej

14

Dita Botërore e Muzikës u kthye në frymëmarrje për kryeqytetin, pasi pas muajsh izolimi, artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit interpretuan sërish para publikut.

Duke respektuar distancat sociale, publiku shijoi pjesë nga repertori botëror, por edhe nga perlat e muzikës shqiptare, nga jugu në veri. E më pas, në një ekran të madh u rishfaq një nga koncertet më të suksesshme të TKOBAP, “Të gjithë e duan Agim Krajkën”, kushtuar kompozitorit aq të dashur për publikun.

Eventi u organizuar nga Ministria e Kulturës, e cila ka ngritur skenën dhe ka bërë të mundur 500 karrige, duke ruajtur rreptësisht protokollet e sigurisë, për të ndjekur në komoditet dhe siguri të lartë programin e artistëve të TKOB.

Në skenë interpretoi kuarteti i harqeve, solistja Dorina Selimaj, pianistja Ingrid Pulizo dhe Ansambli Popullor me një program të larmishëm ku ishte e pranishme dhe ministrja Elva Margariti.

Me pas në mbrëmje në Led Wall-in gjigand të vendosur në shesh për 2 orë radhazi u shfaq koncertin GRAND GALA “Të gjithë e duan Agim Krajkën” me orkestrën, korin e TKOB dhe Ansamblit Popullor, trupën e valleve dhe këngëtarët e muzikës pop.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është transformuar si nga akomodimi ashtu dhe garancia e parametrave teknikë e profesionalë të akustikës, cilësisë së zërit, dhe me një skenë moderne në qendër, falë investimit të qeverisë shqiptare.

Ndërhyrje kaq e thellë rikonstruksioni nuk është bërë që para 60 vitesh sa sot është një nga ndërtesat më moderne.