Dita Botërore e Shëndetit/ Qendrat Shëndetësore hapur edhe të dielen

75

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë të hapura për t’ju ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore.

Ditën e dielë më 7 Prill, nga ora 07:30- 14:10 të gjithë qytetarët që nuk kanë mundur gjatë javës të kryejnë kontrollin bazë mjekësor, do të kenë mundësi të marrin këtë shërbim në fundjavë në çdo Qendër Shëndetësore.