Dita e Liqenit të Pogradecit, dhurata më e bukur që na ka falur natyra

7

Në Pogradec festohet sot Dita e Liqenit, një pasuri natyrore e pazëvendësueshme.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Pogradecit, duke e cilësuar atë si një nga dhuratat më të bukura që na ka falur natyra.

Flora, fauna dhe shkalla e biodiversitetit në Liqenin e Pogradecit është e lidhur fort me cilësinë e ujit të liqeneve dhe kushtet e ekosistemit.
Bimësia bregdetare e Liqenit të Pogradecit është e pasur me 125 lloje, nga të cilat 9 lloje janë bimë ujore.
Liqeni i Ohrit dhe liqenet e Prespës përbëjnë një bërthamë të rëndësishme të Rezervës së Biosferës. Numri i madh i fosileve të gjalla të llojeve endemike, parruazorë (sidomos molusqe gastropodë) dhe rruazorë (peshq), i japin liqenit vlera të trashëgimisë botërore.
Në shkurt të këtij viti u shënuan 24 vite nga shpallja e “Peizazhit të Mbrojtur Liqeni i Pogradecit”.
/ata.gov.al