Dita e Vullnetarizmit/ Dhurohen ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

139

Stina e festave nuk është vetëm një moment për të festuar, por edhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit, sidomos për njerëzit në nevojë. Tashmë është bërë traditë, në muajin dhjetor në Tiranë organizohen një sërë nismash për t’iu gjendur më pranë me një vakt të ngrohtë, ushqime dhe veshje.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu bashkuan Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje, të cilat do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave.

Ndërkohë, aktivitetet vijuan më tej me drekën në qendrat sociale.