24 maji është Dita Evropiane e Parqeve. Kjo është një ditë qe kremton Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën, që u lançua në vitin 1999 nga Federata Europarc për të vënë theksin tek Zonat e Mbrojtura Evropiane.
Dita Evropiane e Parqeve i ka fillesat e saj nga krijimin e parqeve të para kombëtare në Evropë, që fillimisht ishin nëntë të tillë, të krijuar në Suedi në 1909.
Zonat e mbrojtura në vendin tonë datojnë në vitin 1940 me shpalljen dhe krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë (Kune-Vain-Tale) në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit në Berat.
Krijimi i një parku kombëtar është një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë tonë të përbashkët natyrore dhe kulturore.
Disa nga parqet kombëtare të Shqipërisë janë: Parku Kombëtar i Dajtit: Parku Natyror i Dajtit, Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”, Parku Kombëtar “Thethi”, Parku Kombëtar i Lurës, Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Parku Kombëtar “Llogora”.
/ata.gov.al