Dita më pozitive në Shqipëri, shkon drejt zeros numri i rasteve, mbi 78% janë shëruar

35

Shqipëria ka shënuar sot ditën e saj më të mirë, pasi rastet me COVID-19 po shkojnë drejt zeros.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 78% numrin total të të shëruarve.

Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.