Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve/ Mbjellje, pastrimi e riciklimi në Parkun e Liqenit

280

Ka mbi një miliard vullnetarë anembanë globit që i kushtojnë kohë dhe aftësi të tjerëve. Çdo vit, më 5 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve, festojmë dhe njohim vullnetarët dhe kontributet e tyre kudo.

Këtë vit, Rrjeti i Vullnetarëve të Bashkisë Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, me qëllim ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri, bën bashkë vullnetarët e saj në aktivitete mbjellje, pastrimi e riciklimi pranë Parkut të Madh të Liqenit Artificial.