Divjakë, çelin 50 breshka deti (Carreta carreta)

287

Bregdeti shqiptar nuk është vetëm një pasuri për turizmin e detit dhe të rërës, por edhe një mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë.

Prej dy ditësh në territorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta po ndodh çelja e vezëve të depozituara nga një breshkë deti (Carreta carreta) pasi ishte spikatur më parë si fole në zonën e bregdetit të Parkut.

Folenizimi i breshkës së rrallë në vendin tonë

Bregdeti shqiptar nuk është vetëm një pasuri për turizmin e detit dhe të rërës, por edhe një mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë botërore. 50 breshka të reja deti kanë hyrë në ujërat e detit Adriatik pas folenizimit në bregdetin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ??Kjo është një ngjarje natyrore unikale për vendin tone dhe një tjetër vlerë për zonën bregdetare që tashmë do të jetë pjesë e një studimi më të thelluar nga ana e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me ekspertë vendas e të huaj. Ngjarja është gjithashtu një dëshmi e qartë e qetësisë së siguruar nga moratoriumet e gjuetisë dhe pyjeve, ?❌ si dhe mirëmenaxhimi i zonës së mbrojtur falë përkushtimit dhe punës së palodhur të stafit të Parkut.??

Posted by Blendi Klosi on Tuesday, August 14, 2018

Ky është një eveniment natyror unikal për vendin tonë pasi vërtetohet se bregdeti ynë shërben edhe për shtimin e një prej llojeve më të vjetra të botës faunistike që ruhet në të gjithë botën.

50 breshka të vogla deti Carreta -carreta janë zhytur në ujërat e detit Adriatik nga foleja e tyre e parë në bregdetin e Divjakës. Folenizimi i tyre është monitoruar nga stafi i Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta.

Ky është rasti i parë i monitorimit të folesë së breshkës Caretta -Caretta në bregdetin shqiptar.