Divjakë-Karavasta, unazohen pelikanët e rinj

14

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u zhvillua ditët e fundit unazimi i disa prej pelikanëve të ri.

“I gjithë operacioni që zgjati rreth një orë u ndoq nga trupa e ARTE TV, që po përgatit një dokumentar për jetën e egër ne Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe punën e stafit të këtij qarku për konservim dhe menaxhim”, theksoi ADZM Fier.

Sipas specialistëve, moratoriumi i gjuetisë ka bërë që vitet e fundit pelikani kaçurrel të shtohet në këtë lagunë.

Laguna e Karavastasë është toka ligatinore më e madhe në Shqipëri për zogjtë migratorë, duke siguruar për ta një habitat të përshtatshëm për t’u ushqyer, kaluar dimrin, shumuar dhe ngritjen e foleve. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në Shqipëri ku mund të rritet pelikani kaçurrel.

Ishujt natyrorë brenda lagunës janë elementi më i rëndësishëm i kësaj zone për ruajtjen e zogjve. Për të shmangur shqetësimet në vende të tjera, pelikanët tani i ngrenë foletë e tyre vetëm në këta ishuj.

/ata.gov.al