Divjakë, rehabilitohen kanalet kulluese

215

Ndërhyrja më e fundit për rehabilitimin e kanaleve kulluese në Divjakë, do të bonifikojë rreth 44 ha tokë bujqësore, duke nxitur prodhimin bujqësor.

Për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone, Bashkia Divjakë po punon në kanalin kullues në fshatin Kamenice, Njësia Administrative Remas.

Kanali ka një gjatësi prej 0.9 km dhe shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej mbi 44 ha tokë bujqësore.

Puna që po bëhet me pastrimin e kanaleve kulluese i shërben jo vetëm reduktimit të përmbytjeve, por edhe bonifikimit dhe rritjes së prodhimit bujqësor.