Dixhitalizimi i veprave kulturore, trashëgimia së shpejti në “Virtual Reality” dhe 3D

128

24 objekte të trashëgimisë kulturore, përfshirë muze, kisha, xhami apo objekte të tjera do të ofrojnë së shpejti shërbimin e ekspozimit në formatin 3D dhe VR (Virtual Reality). Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hapur procedurat e prokurimit publik për këtë investim, për të cilin është vënë në dispozicion një fond limit prej më shumë se 69.1 milionë lekësh.

Projekti përshin në thelb dixhitalizimin e veprave kulturore dhe ofrimin e informacioneve për çdo vepër arti në objektet e trashëgimisë kulturore kombëtare. Më konkretisht do të ofrohet shërbimi virtual tour 3D dhe VR për ekspozitat në COD dhe në objektet e trashëgimisë kombëtare të përfshira në projekt.

Muzeu Historik Kombëtar
“Muzeu Kombëtar Etnografik” Krujë
“Muzeu Kombëtar Etnografik” Berat
“Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
“Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar” Korçë
“Muzeu Arkeologjik” Durrës
“Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”
Banesa “Kadare” Gjirokastër
Kisha e Shën Mërisë, Labova e Kryqit, Gjirokastër
Kisha e Shën Thanasit, Voskopojë
Kisha e Shën Kollit, Voskopojë
Kisha e Shën Mërisë, Voskopojë
Manastiri i Shën Mërisë, Apoloni
Kisha e Shën Thanasit, Karavasta
Xhamia Mbret, Berat
Xhamia e Beqarëve, Berat
Xhamia e Plumbit, Berat
Xhamia e Et’hem Beut, Tirane
Xhamia e Gjin Aleksit, Rusan/Delvinë
Teqeja e Dollmes, Kruje
Hamami ne Kalanë e Krujës
ArTurbina
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Salla COD
Ndërkohë, pjesë e projekti është edhe ndërtimin e një websit-i i cili do të shërbejë si një portal për veprat e artit i cili do të sigurojë qasje në librarinë e galerive të cilat do të skanohen/fotografohen dhe filmohen në 2D dhe 3D. Objektet do të shoqërohen edhe më përshkrime në gjuhën shqipe dhe në anglisht, e cila mund të përfshijë më pas edhe shtimin e gjuhëve të tjera.

Ky shërbim pritet të lehtësojë aksesin në objektet e trashëgimisë kulturore si dhe do të shërbejë gjithashtu edhe si një instrument mjaft i rëndësishëm edhe në promovimin e vlerave të tyre.