Doganat shtojnë shërbime të reja online përmes portalit e-Albania

2

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur numrin e shërbimeve që ofrohen online në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve.

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron 34 shërbime online në portalin e-Albania.

Së fundmi, ofrohen online aplikimet për autorizim për administrim të ambienteve të magazinimit të përkohshëm, kërkesa për miratim të autorizimit për përdorimin e procedurës së deklarimit të thjeshtëzuar, si dhe kërkesë për shtesa/ndryshime në autorizimin e magazinimit të përkohshëm.

Po ashtu, ofrohet online aplikimi për kërkesë për transferim agjenti doganor nga një agjenci doganore në një tjetër, si dhe kërkesa për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për rlp me përjashim të pjesshëm.

/ata.gov.al